“S’kam lidhje”, strehoi sirianët, gjykata lë në burg Fatos Dushën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatos Dushën, i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë në Tiranë. Mësohet se seanca është drejtuar nga gjyqtarja Herila Çela, ndërsa prokuror ishte Hyrjet Lamaj.

Ndërkohë në dëshminë e dhënë, mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me trafikantët.

Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët, ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6- 7 € krevati dhe flenë. Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë e drita. Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll drejtoria e policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë adresën njëri-tjetrit se është lirë. S’kam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet, unë ushqehem më këtë punë”, është shprehur Dusha.

-Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë, u arrestua nga policia pasi strehoi sirianët që u shpëtuan në Vlorë.

-Kujtojmë se rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesmme (sirianë) qëndruan mbi tre orë në det të hapur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin me gomone.

Ndërkohë salla operative u njoftua për ndihmë pasi u kërkua ndihmë për shkak se gomonia gjendej në rrezik për tu mbytur për shkak edhe të motit të keq. Sakaq në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete nga Guardia di Finanza Italiane./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Lajme të tjera

Web TV