Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lecce-s në Itali. Gjykata ka caktuar urdhër arresti për këtë shtetas me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit, P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë i cili akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
“U bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite”, njofton policia
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Bl.Ba/Fjala.al