A do largohet nga PD nëse humb zgjedhjet e 25 prillit? Ja si përgjigjet Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme. Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në unison me çdo shqiptar.

Po afrohet pushteti apo po ju largohet?
Basha: Opozita, PD unë, jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, por për një udhëkryq ku shqiptarët do vendosin. Sfida është ta konturojmë këtë ndryshim dhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve ta ndjejë veten se pas 25 prillit do jenë më mirë.

Po si ndërron kjo brenda ditës, si nata me ditën…
Basha: Kryesorja është që 25 prilli është një udhëkryq, pas 8 vitesh dështime në cdo fushë…

Po u konfirmua në 2017 pa bërë asnjë premtim donte timonin dhe tepsinë…
Basha: Sot jemi këtu për të gjykuar se 2017 tregoi pikën më të ulët të një fushate. 25 prilli është referendum për ndryshim, sfida e opozitës, e imja personale është t’i japim formë një ndryshimi që influencon mbarë shqiptarët.

Me sa lista do dilni në zgjedhje, me 1 apo 2?
Basha: Ne jemi të bashkuar me një qëllim për t’i hapur rrugë ndryshimit dhe largimit të Ramës. Në funksion të kësaj ne kemi një koalicion opozitar, një qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj.

Kush do jetë kryeministër nw rast se fiton koalicioni juaj?
Basha: Kandidat për kryeministër jam unë. Ky whstw vendim i shpallur, jo vetëm vendim politik, por edhe shprehje e vullnetit të qytetarëve. Kemi matje në terren se njerëzit kanë preferencë të qartë që unë të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

Lexo edhe :  Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?
Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV