A mund të shpëtohet nga radikalizmi Partia Republikane?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sean Illing

Pas sulmit të 6 janarit në Capitol Hill nga protestuesit pro-Trump, ka pasur shumë thirrje për “unitet” dhe “pajtim” nga republikanët. Por këto lutje, edhe pse qëllim-mira, fshehin një fakt thelbësor:Kjo që po shohim nuk është një krizë e dy partive të mëdha. Partia Republikane e mirëpriti Trump në radhët e saj, dhe i justifikoi për 4 vjet sjelljet e tij.

Edhe kur u zaptua Capitol Hill nga turma, edhe pasi u vranë të paktën 5 njerëz, një sondazh tregoi se 45 për qind e republikanëve e mbështesin atë akt.

Kjo do të thotë se miliona amerikanë nuk shohin asnjë problem në dëmtimin e transferimit paqësor të pushtetit, që është themeli i demokracisë kushtetuese. Geoffrey Kabaservice, është drejtori i studimeve politike në Qendrën Niskanen dhe autori i librit “Ngritja dhe shkatërrimit”i vitit 2013, që gjurmon prejardhjen ideologjike të GOP (Great Old Party)

që nga vitet 1950 dhe deri në ngritjen e Tea Party në fillim të vitit 2009. Në këtë intervistë,

ai thotë se republikanët janë radikalizuar shumë, dhe është pesimist mbi të ardhmen e njërës prej 2 partive kryesore në SHBA.

A është Partia e sotme Republikane, një parti radikale?

Po. Në formën aktuale, është një parti radikale. Ajo është distancuar shumë nga parimet konservatore që mbronte më parë. Dhe në këtë pikë, është kryesisht instrument i vullnetit të një njeriu. Dhe ai njeri, Donald Trump, nuk ka një angazhim për demokracinë elektorale apo rendin kushtetues. Pra, kjo e bën atë një forcë radikale.

Cilat janë forcat ose momentet më domethënëse që e sollën GOP në këtë pikë të errët?

Mendoj se gjithçka nisi me epokën e konservatorizmit intelektual të William F.Buckley në vitet 1950, dhe vazhdoi më tej me kuazën e humbur të lëvizjes “America First”, qëishte përpjekur t`a mbante SHBA-në larg Luftës së Dytë Botërore, por edhe lëvizja antikomuniste e senatorit Joseph Mccarthy.

Pastaj ishte “Southern Strategy”e ndjekur nga Richard Nixon dhe pastaj nga Reagan, që riktheu disi kohët e vjetra të segregacionizmit jugor.Pra, ka pasur gjithmonë një komponent të prapambetur dhe toksik të konservatorizmit në SHBA.

Shumica e njerëzve në krye të lëvizjes konservatore dhe Partisë Republikane i kishin përdorur ato energji për synimin e tyre për të fituar zgjedhjet, por më pas i kishin mbajtur nën kontroll apo shtypur. Por nën Donald Trump, u humbën ekuilibrat.

A ka ndonjë ndryshim thelbësor midis konservatorizmit anti-establishment të Mccarthyism-it në vitet 1950 dhe lëvizjes MAGA sot? Pra, sa janë të ndryshme fantazitë e QAnon nga histeria antikomuniste?

Një nga shenjat dalluese të këtyre lëvizjeve konservatore, është ideja se Shtetet e Bashkuara po tradhtohen nga elitat e tyre. Kjo mbetet vërtet konstante nga “America First” gjatë epokës së Mccarthy, dhe përmes Shoqërisë John Birch deri në ditët e sotme. Por Joe Mccarthy nuk i thirri ndjekësit e tij nën armë.

Lexo edhe :  Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Ai u thoshte:“Më ndihmoni dhe unë do t’i përmirësoj gjërat”.As Barry Goldwater nuk bënte thirrje për një kryengritje të armatosur. Unë nuk mendoj se konservatorizmi i Donald Trump është një konservatorizëm i atij lloji. Ai është një konservatorizëm shumë i rrënjosur në identitetin e të bardhëve.

Ai e sheh rënien demografike të të bardhëve, në veçanti të klasës punëtore, të të bardhëve jo shumë të arsimuar, si një kërcënim vdekjeprurës për identitetin e SHBA-së. Por unë nuk shoh asnjë qasje tjetër sesi mund të shkohet përpara në këtë mënyrë. Dhe ndjenja nga ana e mbështetësve më ekstremistë të Trump është se nëse doni të arrini rezultatet e duhura atëherë duhet përmbysur qeveria.

Cila është rruga për de-radikalizim e GOP? A shihni realisht ndonjë shteg?

Keqardhja më e madhe elektorale e republikanëve, madje edhe para së mërkurës, ishte se kishin humbur mbështetjen e votuesit të shkolluar në universitete, të shtresës së mesme, që banon kryesisht në periferi, të cilët dikur kishin votuar republikanët.

Nëse Donald Trump do të kishte mbyllur gojën pasi humbi zgjedhjet, unë dyshoj se Partia Republikane do t’i kishte fituar zgjedhjet senatoriale në Xhorxhia, dhe republikanët do të kishin ende shumicën në Senat. Por mendoj se ai grup të arsimuarish në universitete, dëgjoi fantazitë e rrezikshme të Trump dhe i hodhi ato poshtë.

Gjithashtu gjykoj se shumë njerëz që kanë qenë mbështetës të Trump, kur panë pushtimin e Capitol Hill do të kenë thënë:“Deri këtu na paska sjellë retorika e Trump. Ja ku na katandisën gënjeshtrat e tij. Ky mund të jetë fundi i Amerikës. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë!”.

Ndaj unë besoj se Partia Republikane mund të pësojë një çarje të madhe. Edhe nëse nuk ndodh kjo, ajo do të distancohet nga ata anëtarë republikanë të Kongresit që e mbështesin ende Trumpin, pra që besojnë ende se zgjedhjet, dhe se forcat e liga po plaçkitin Amerikën.

Një Parti Republikane e përçarë, jofunksionale, mund t`a bëjë vendin të pa qeverisshëm…

Unë mendoj se ka ende gjasa se do të dalë dikush nga radhët e republikanëve, që do të kuptojë që Trumpizmi po e çon vendin drejt shkatërrimit, dhe se njerëz si Josh Hawley dhe Ted Cruz janë më shumë vrasës të demokracisë sesa shpëtimtarët e saj. Dhe ata do ta kuptojnë se duhet të mbajnë një qëndrim ndaj kësaj që po ndodh.

Por do të jetë e vështirë, pasi ka edhe një segment të madh të partisë që preferon dhunën e armatosur më shumë sesa rezultatet demokratike, dhe se si dilet nga ky qerthull, kjo është një pyetje shumë e vështirë.

Burimi: Vox

Të fundit

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash,...

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Lajme të tjera

Web TV