Alfred Lela: Parlamenti i sotëm mund të krahasohet vetëm më atë të kohës së komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A do rritet cilësia e deputetëve në parlamentin që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021? Flet për gazetën “Fjala” drejtuesi i politiko.al Alfred Lela.

Nga Fernada Cenko

Tre muaj para zgjedhjeve kemi nga njëra anë Partinë Socialiste që po përzgjedh kandidatët nëpërmjet një platforme “Deputeti që Duam” dhe nga ana tjetër Partia Demokratike, që nëpërmjet komisionit bëri një “pastrim” të PD? E shihni si realitet, apo si një mekanizëm që në dukje të intrigon?

I shoh si mekanizma brendapartiakë të cilat i thonë pak publikut të gjerë. Sidomos ky është rasti sa i takon Partisë Socialiste e cila, e para, nuk zhvillon zgjedhje të brendshme prej vitesh dhe, e dyta, në zgjedhjet e bëra për kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkish ka pasqyruar një mentalitet inkriminues të vetes dhe shoqërisë.

PD, megjithë të metat, ka zhvilluar një proces reflektues i cili është sidomos i tillë edhe për faktin se ‘ka djegur’ edhe ndër ata që në publikun e gjerë shiheshin si ‘të padjegshëm’. Kjo nuk do të thotë se PD nuk do të bëjë mbrapsht duke zhbërë mekanizmat e veta reflektivo-selektuese. Sepse është një parti që jo rrallë jeton nën strehën e ‘mbrapakthehut’.

Ndryshimet Kushtetuese të vitit  2008 i dhanë atribute të plota për të zgjedhur deputetët liderëve politik apo kryetarëve. Kësaj rradhe nga kush do të zgjidhen deputetët?

Sërish nga kryetarët dhe vetëm nga ata. Pavarësisht ‘hapjes’ që reflekton pyetja juaj e parë, në fund të gjitha firmat dhe zgjedhjet janë në një dorë: të Bashës, Ramës dhe Kryemadhit. Për të qenë të sigurt për këtë duhet të presim listat, por gjasat janë se ato nuk do na përgënjeshtrojnë. Listat janë tashmë instrumente të fuqisë së kryetarëve dhe pafuqisë së partive dhe publikut.

Lexo edhe :  Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Duke analizuar nivelin politik, artikulimin, nismat dhe sjelljen e deputetëve në Parlamentin aktual, janë konstatuar mangësi të theksuara në të gjithë pikat. Si mendoni, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Parlamenti do të jetë më dinjitoz, apo si ky që do të lemë?

Do të ishte interesant të kishim një studim krahasues mes parlamenteve të kohës së Enverit, Zogut dhe Tranzicionit, për të parë nivelin e secilës periudhë. Mendoj se parlamentet e Zogut apriori duhet të kenë qenë më superioret sepse asokohe, megjithëmend populli përfaqësohej nga ajka, edhe kur këta ishin thjeshtë bajraktarë apo prijës lokal; gjithsesi ishin përfaqësues.

Kuvendi aktual mendoj se mund të krahasohet vetëm me ata të kohës së komunizmit, dhe ka gjasa të jetë më i dobët edhe se një pjesë e tyre. Por ky është perceptim pa ndonjë bazë studimi kështuqë mund të jem abuziv në këto që them. Fatkeqësisht Kuvendet tona sot e tutje nuk do të përmirësohen, por do të jenë pak a shumë të njëjtat.

Ato do të mund të duken më sqimatare në sipërfaqe, por në thelb do të ruajnë shpirtin e kalbur të 2013-2017-2021. Për faktin se edhe në qofshin tërhequr elementët e inkriminuar, të pashkolluar dhe jopërfaqësues të këtij 8-vjeçari, zgjatimet e tyre do të jenë këtej e tutje në një formë a tjetër në Kuvendet e Shqipërisë.

Vajzat, djemtë, kushërinjtë, proxy-t mund të kenë zënë mend dhe diploma të mira, por ata do të jenë aksesorë të së njëjtës lojë pushteti. Atë që kemi humbur në këtë tranzicion Shqipëria nuk mund ta fitojë me një ripërtëritje artificale dhe romantike ku ajo brenda natës bëhet ‘zonjë’.

l.m/Fjala.al

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV