Andrea Marko: Tek Dinamo është rikthyer shpresa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti pohon se është “një shpresë e madhe, pavarësisht se me terrenet do jetë tepër e vështirë”

Andrea Marko ka dhënë opinionin e tij në lidhje me zhvillimet më të fundit te skuadra e Dinamos, e cila i është besuar Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit.

Në një lidhje direkte me emisionin Rubrika Sportive në Radio Tirana, Marko ka theksuar:  “Pas asaj periudhe të vështirë, që solli dhe rënien nga kategoria të skuadrës, me ardhjen e drejtuesve italianë, mendoj se Dinamo në këtë sezon ka bërë një katapultim, duke kryesuar në grupin e vet dhe duke shpresuar shumë për tu rikthyer te emri i lavdishëm”.

“Jemi dhe përballë faktit, që kemi një trajner të larguar që ka meritat e veta për fazën e parë, duke krijuar një grup simpatik, me tepër ego, me karakter luftarak, – ka vijuar analizën e tij ish-futbollisti i njohur i bluve kryeqytetas.

– Mënyra e vendosjes së skuadrës, nuk kishte më një hallakatje si dikur, të gjithë përpara, po dukej dora e trajnerit dhe lojtarët me aftësi të mira arritën të krijonin këtë pamje të Dinamos, që shpreson për të ardhmen”. “Oshilacionet dhe peripecitë që kanë ndjekur Dinamon, kuptohet që pa iu larguar një analize të thellë, besoj që kanë problematikën e tyre.

Por tani duhet të shikojmë se çfarë mund të ndodhe me ardhjen e stafit të ri italian. Është rikthyer një shpresë e madhe, pavarësisht se me terrenet e ka tepër të vështirë.

Besoj se do të ketë problem dhe në organizimin e klubit, sepse duhet patjetër shtëpia e vet. Tani mbetet për tu parë se si do të luaj Dinamo nën drejtimin e stafit të ri”, – ka përfunduar Andrea Marko.

Të fundit

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

Ka shumë arsye për të mësuar një gjuhë të re. Mund të jetë për punë, një interes dashurie ose...

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

Për të 19-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

‘Gropa’ e madhe e PD-ASHM, ‘gropa’ e vogël e PS, dhe ‘kodra’ modeste e partive të tjera

Eduard Zaloshnja Vetëm votat brenda vendit vlejnë për krahasimin e zgjedhjeve të tanishme me ato të 2021-shit, ngaqë atëherë emigrantët nuk mund të vinin me...

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH. Akad. emeritus Bardhyl Golemi...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV