Formula 1, “Alarm i kuq” tek “Ferrari”, Sharl Lëklerk rezulton pozitiv me “Covid-19”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sporti për përpiqet t’i mbijetojë situatës së krijuar dhe rastet me “Covid-19” nuk janë kufizuar vetëm në futboll. Dy emrat e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë tenisti Endi Mërrej dhe Sharl Lëkler. Mediat kanë raportuar se piloti i ri nga Montekarlo ka bërë tamponin dhe përgjigja ka dalë pozitive, sipas njoftimit zyrtar të skuderisë italiane të Formulës 1.

Sapo ka marrë vesh se ishte infektuar, 23-vjeçari ka njoftuar skuadrën e tij, italiane “Ferrari”-n dhe të gjithë personat me të cilët ka qenë në kontakt. Piloti ka simptoma të lehta dhe ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij në Montekarlo. Lajmin e konfirmoi edhe vetë Lëklerku në rrjetet sociale, duke sqaruar se ka qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv.

Lëklerku aktualisht ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Principatën Mesdhetare. “Ndihem mirë dhe kam vetëm disa simptoma të lehta, – ka sqaruar ai. – U jam nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kam zbatuar protokollin e skuadrës. Për fat të keq zbulova se kam qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv. U vetëizolova, kontaktova me miqtë më të ngushtë, ndërsa tamponi që bëra tregoi se isha pozitiv.”

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV