Trajneri Martini: Vllaznia është lënë pas, me Bylisin, fitorja është detyrim për Teutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishin rezistuar për 12 javë, duke qenë skuadra e vetme në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore, pa njohur humbje, por kjo mori fund në duelin e parë për vitin 2021, ku durrsakët u mundën minimalisht përballë Vllaznisë në Shkodër.

Por trajneri i Teutës, Edi Martini kërkon që skuadra ta harrojë humbjen e parë të këtij sezoni me Vllazninë, ku shkodranët i mposhtën me rezultatin 1-0. Në konferencën për shtyp për ndeshjen e së premten kundër Bylisit, Martini theksoi se durrsakët kanë lënë pikë në shtëpi për çështje fati.

Të premten, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta luan ndeshjen e javës së 14 të Kategorisë Superiore ndaj Bylisit. Si zakonisht, përpara kësaj sfide në konferencë për shtyp doli trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili e ka quajtur detyrim fitoren në betejën e nesërme. “Humbja me Vllazninë? – ka thënë shkodrani i stolit durrsak. – Nuk ka ndryshuar asgjë. Vazhdojmë të stërvitemi me të njëjtin ritëm dhe dëshirë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë ndeshje sepse ishte një nga më të këqijat, që kemi bërë.”

“Pavarësisht asaj ndeshje, jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe ta fitojmë”, – ka shtuar 46-vjeçari, i cili ia ka bërë të qartë skuadrës se çfarë kërkohet, duke thënë: “Lojtarët tanë kanë pjekurinë e duhur dhe e dinë se çfarë kërkohet. Futbolli nuk të lë të gëzosh gjë, ndonjëherë gëzohesh pastaj hidhërohesh brenda pak ditësh. Pas një jave vjen ndeshja tjetër, kështu që ne duhet të vazhdojmë përpara. Ndaj Vllaznisë nuk do ndryshoj asgjë. E kam thënë edhe pas ndeshjes se ishte një ditë e keqe për ne. E rëndësishme është të fitojmë ndaj Bylisit.”

Lexo edhe :  Lamine Yamal do të bëhet kapiten i Barcelonës?

Sa i përket përballjes me ballshiotët, Martini kërkon fitoren në shtëpi. “Çdo ndeshje është e vështirë, – thotë ai. – Të rëndësishme janë tre pikët sepse ata të bëjnë të ecësh para dhe të japin vazhdimësinë. Fitorja e munguar në shtëpi? Më vjen keq që kemi lënë pikë. Nuk mendoj se është faktori fushë, por ka qenë diçka e shkuar, çështje fati sepse kam thënë edhe më përpara se ndeshjet janë thuajse në fushë asnjëanëse. Nesër është e rëndësishme fitorja dhe jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Bylis në mbrojtje? Nuk ka justifikime.”

“Kundërshtarët në Durrës dhe jashtë kanë luajtur me shumë forca në mbrojtje, përveç ndeshjes së fundit, kështu që ne do mundohemi të gjejmë zgjidhjen dhe të dimë të çajmë mbrojtjen kundërshtare. Nuk më intereson çfarë bën Vllaznia. Ne do përqendrohemi te ndeshja jonë të fitojmë dhe kur të vijë fundi i kampionatit të shohim se ku do jemi në renditje”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Edi Martini, duke folur para ndeshjes së vlefshme për javën e 14-të të Superiores me Bylisin.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV