Valentina Tereshkova, kozmonautja sovjetike e para grua në hapësirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valentina Tereshkova është kozmonautja legjendare sovjetike që njihet dhe si gruaja e para në hapësirë, raporton agjencia Tass.

Në përfundim të misionit të saj Tereshkova është përgëzuar nga Sekretari i Parë i BRSS, Nikita Hrushov, por vite më pas është pritur në një takim të veçantë dhe nga presidenti Vladimir Putin. Ndërkohë Valentina Tereshkova ka një fotografi dhe me kozmonautin sovjetik, i pari që doli në hapësirë, Juri Gagarin.

Gruaja e parë fare në hapësirë, Valentina Tereshkova, lindi më 6 mars 1937. Në vitin 1969 u diplomua nga “Hapësira Ajrore Zhukovsky” dhe “Akademia Inxhinieri” (si inxhiniere e hapësirës). Ajo ishte një nga 58 vajzat e para që kishin aplikuar për pjesëmarrje në programin hapësinor sovjetik për t’u regjistruar në 12 mars 1962. U përzgjodh mes 5 finalisteve, për të pilotuar Vostok 6 më 16 qershor 1963, duke u bërë njëkohësisht gruaja e parë dhe personi i parë civil që fluturonte në hapësirë, pasi ajo ishte e përfshirë vetëm në mënyrë honorifike në Forcat Ajrore të BRSS, me kushtin për t’iu bashkangjitur grupit të kozmonautëve. Valentina Tereshkova ishte 26 vjeç aso kohe.

Fluturimi i saj hapësinor zgjati gati tre ditë – 70 orë e 50 minuta, kohë gjatë së cilës ajo orbitoi globin 48 herë. Gjatë misionit treditor, ajo iu nënshtrua testeve të ndryshme, për të parë reagimin e një trupi femëror në hapësirë.

Valentina Tereshkova ende mbetet kozmonautja e vetme grua që ka kryer vetë një mision në hapësirë, dhe jo si një anëtare ekuipazhi.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV