Zbardhen detaje nga skema e mashtrimit, Tire Alldervishi hiqej si tezja e pacientes me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mijë lek vetëm për të futur telefonin.

Tirja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak.

Në funksion të hetimeve, prokurori bëri me dije se do të sekuestrohen në vijim kartelat shëndetësore tek “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë, të tjera detaje janë mësuar nga mënyra se si mashtronte Tire Alldervishi, që u prezantua si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje në COVID-2 800 mijë lekë.

Burime për “Report Tv” nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është paraqitur tek personeli i sanatoriumit sikur e kishte teze pacienten, e cila fatkeqësisht humbi jetën./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV