Ironia e Veliaj: Për të gjithë ka qenë një ditë me diell, por për Lulin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përmirësimin e motit dhe ndalimin e reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në vend është përmirësuar.

Madje, moti i kthjellët i kësaj të premte ka bërë që të mos ndihen temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë. Ndonëse këto përmirësime janë të dukshme, kreu i opozitës Lulzim Basha vijon të flasë për përmbytjet, dhe jo t’i përgjigjet akuzave të bëra ndaj tij për dy vilat dhuratë nga oligarkët.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj kryedemokratit Basha, duke u shprehur se moti është hapur, ndërsa ai sheh ende shi e përmbytje.

“Moti ka filluar të hapet dhe toka të thahet. Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje. Është rast i pa shpresë tamam si ajo shprehja: “As valët, as stuhitë, por vetë plot zell e fundoste anijen e tij”, shkruan Veliaj.

Të fundit

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trump

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli, qyteti turistik vendos ligjin dragonian

Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga...

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën foto nga një sekuestrim i rreth 1,500 merimangave, të gjetura brenda enëve plastike që ishin fshehur në...

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV