Ngjarjet e datës 15 janar

1992 – Kroacia dhe Sllovenia u njohën si shtete ndërkombëtarësht.

1919 – Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht, dy prej socialistëve më të shquar në Gjermani, u torturuan dhe vranë në Berlin nga milicët “Freikorps”, një grup veteranësh të Luftës I Botërore, pjesë e organizatave paraushtarake proqeveritare të krahut të djathë.

1759 – Muzeu Britanik hapet në shtëpinë Montague, në Londër. Koleksioni i tij i përhershëm, që numëron rreth 8 milionë vepra,  është ndër më të mëdhenjtë e më i ploti në ekzistencë; aty përfaqësohet ,me ilustrime, artefakte dhe dokumente, historia dhe kultura njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen.

1914 – Ismail Qemali jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë së përkohshme që e kishte mbajtur qe prej dimrit te vitit 1912.

1999 – Masakra Reçakut: 45 shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës vriten nga forcat serbe të sigurimit.

1962 – Zbulohet Papirusi i Dervenit,  dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në  Evropë.