Dolën pa maska, nga 1 janari janë gjobitur 480 persona në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari i vitit të ri në Fier janë gjobitur 480 persona.

Nga këto 480 persona, 32 prej të cilëve janë përsëritës. Ndërkaq janë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

“Sipas informacionit nga Drejtoria Vendore e Policise Fier ne periudhën 01.01.2021-18.01.2021, nga DVP Fier janë marrë këto masa:

Për mosvendosje të maskës 480 persona, nga të cilët 32 përsëritës . Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve,masën administrative 1.000.000 lekë secilit. Nderkohe policia Fier për këmbësorë që lëvizin jashtë orarit kane ndeshkuar me gjobe 2 person nderkohe qe jane bllokuar për shkelje të aktit normativ 11 mjete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

PS ankohet në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania private s’po zbaton detyrimet!

Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke...

Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

Komisioni Evropian i Udhëtimeve, organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, në një sondazh zbuloi se rreth 60% e evropianëve blejnë polica sigurimi kur planifikojnë pushimet e tyre. Një...

Rama batuta me të riun në Belsh: Po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka!

Kryeministri Edi Rama pati një moment komik me njërin prej të rinjve në Belsh gjatë takimin elektoral me ta, ku iu drejtuar duke i...

Lajme të tjera

Web TV