Infektologu kosovar qetëson qytetarët: Pse nuk duhet të shqetësohemi nga koronavirusi i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.

Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ramadani tha se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj.

“Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, ka thënë infektologu Ramadani.Ai theksoi se nga aspekti mjekësor kjo formë e re e coronavirusit është prit, pasi siç shpjegoi Ramadani viruset respiratorë me kalimin e kohës marrin ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion.

 

 

“Ditët ose javët e fundit që është paraqit në opinionin publik një formë e re e coronavirusit, mirëpo në aspektin shkencor kjo çështje mendoj është prit pasi që të gjitha llojet e viruseve, sidomos këto viruset respiratorë duke përfshirë edhe coronavirusin, me kalimin e kohës do të paraqiten ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion. Kjo është edhe për viruset sezonale të gripit. Kjo nuk është shumë për tu shqetësuar”, ka thënë ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani.

Të fundit

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV