“Nuk duhet t’i hedhësh mbeturinat natën”- Dua Lipa tregon supersticionet e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa ka qenë një nga të ftuarat e puntatës së fundit të “Jimmy Kimmel Live” në SHBA, një prej emisioneve më të ndjekur atje, ku ka folur për shumë gjëra, përfshirë këtu karrierën, nominimet për Grammy’s, thashethemet që po qarkullojnë ditët e fundit për të dhe çuditërisht edhe për faktin sa supersticiozë janë shqiptarët.

Jimmy e quajti Dua-n sipas fjalëve që revista “Rolling Stones” shkruajti për të: Artistja më e suksesshme e pandemisë, kjo falë edhe albumit të fundit “Future Nostalgia”. Ai diskutoi me artisten shqiptare për herën e fundit kur ishte në emision e tij dhe në fakt bëri rolen e moderatores përballë Gwen Stefani-t, eksperiencë që për Duan mesa duket ka qenë emocionuese, por e bukur. Po ashtu ajo tha se mezi pret që të mbahet ceremonia e Grammy’s, ku është nominuar për plot 6 çmime, ndërsa me siguri edhe do të performojë.

Po ashtu ajo konfirmoi lajmin se nuk është shtatzënë, pavarësisht asaj që u përfol në rrjet pasi postoi një foto ku thjesht kishte zgjedhur “caption”-in e gabuar, ndërsa tregoi edhe për kohën kur shkoi e vetme në Londër në moshën 15-vjeçare, ndërsa familja jetonte në Kosovë. Ndërkohë e pyetur nga Jimmy nëse është supersticioze, sidomos në gjërat që pregatit për eventet e mëdha, ajo tha se është shumë, kjo nisur edhe nga fakti që është shqiptare dhe familja e saj ka disa zakone të çuditshme, kur vjen fjala për supersticionet.

Ajo shuajti kuriozitetin e komedianit amerikan, duke i treguar se në familjen e saj nuk i hedhin plehrat natën, nuk i lajnë rrobat ditën e premte, thonë se nëse të ha hunda do të zihesh me dikë, nëse të ha dora e majtë do të marrësh lekë dhe e kundërta me dorën e djathtë. Ndërkohë që për të larguar të keqen, ata thonë se duhet t’i veshësh të mbathurat mbrapsht. “Gjëra shqiptarësh” me fjalë, që Dua i quajti zakone të çuditshme, por që i ndjek.

Lexo edhe :  Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Ndërkohë Kimmel në fund të intervistës tregoi se kishte bëtë një test ADN së fundmi dhe një pjesë e tij ishte shqiptare dhe tani po e kupton që është vërtetë, nisur nga fakti që edhe ai vetë është supersticioz.

Të fundit

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Lajme të tjera

Web TV