Nuk përballoi dot presionin në familje/ Enxhëll tek “Love Story” braktis zemërthyer emisionin

Mbrëmjen e sotme në “Love Story” u transmetua takimi i  Saimirit dhe Enxhëllit. Dyshja shkuan në kinema, ku panë një film romantik, folën për dashurinë dhe nuk i kursyen deklaratat romantike.

Enxhëll u përlot teksa fliste me 33-vjeçarin, i cili i tha: “Sytë e tu janë magjikë, nuk ka nevojë të flasësh, se të kuptoj me sy”.

Gjithçka shkoi shumë mirë, mirëpo pas transmetimit të takimit Enxhëll u shpreh se ka vendosur të largohet nga “Love story”, pasi nuk mundet ta përballojë më situatën.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.

Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, tha ajo.