Premtimi i 300 mijë vendeve të punës/ Rama: Janë 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen krahasur me 2013

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 7 vitet e qeverisjes së tij u shtuan 225 mijë vende të reja pune në Shqipëri.

Kreu i qeverisë teksa po fliste për premtimin për 300 mijë vende pune, sfidoi gazetarët që të kontrollojnë shifrat zyrtare.

“Kemi premtuar 300 mijë vende punë, dhe sot, duke ju referuar shifrave të regjistrit të punës në Shqipëri. Hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve, politikës dhe qytetarëve. Hapeni dhe shikojeni dhe thuajuni njerëzve. Në 2013 ishte me 473 506 punonjës të regjistruar , në fund të 2019 ishte 698 235 punonjës të regjistruar.

Janë apo nuk janë 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se ndërtimi i një sistemi dhe regjistrave, përmes së cilëve kryqëzohen të dhënat në kohë reale për bizneset dhe individët ka përmirësuar ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit.

“Jemi në mesin e një procesi rindërtimi të një sistemi të rëndësishëm, çka ka sjellë më shumë të ardhura që realisht ekonomia shqiptare prodhon në buxhet”, deklaroi Denaj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama me fokus ekonominë.

Ministrja Denaj analizoi disa nga treguesit fiskal.

“Të ardhurat nga tatim fitimi në buxhetin e shtetit llogariten në fund të vitit 2019, 142% më të larta krahasuar me vitin 2013. Kjo rritje u ndikua vetëm në masën 25% nga rritja e taksës nga 10% në 2013 në 15%”, tha ministrja.

Të fundit

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin...

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin...

“Endri Shabani më ka zhgënjyer”, kandidatja e NISMA-s: Më vjen turp

Ish-kandidatja për qarkun Vlorë e koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, Ornela Hila është shprehur e zhgënjyer nga Endri Shabani pasi çështja...

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur Albina Kelmendi. Ajo ka sqaruar...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Lajme të tjera

Web TV