“Situata është e pakrahasueshme”/ Rama: Brenda 4 vitesh çdo marrëdhënie me bizneset do të jetë online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Në konferencën për mediat sot Rama është shprehur se në katër vitet e ardhshme qeveria e ka synim që çdo marrëdhënie e biznesit me qeverinë, me konsumatorin dhe mes bizneseve do të jenë online.”Krahasuar me djeshmen është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situata ku qartësisht mund të shihet e nesërmja. Si situata pas tërmetit ishte situata e të gjithë të dhënave nga aspekti ekonomik dhe fiskal. Sipas shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte mbi 475 mijë  të regjistruar, në fund të vitit 2019 mbi 698 mijë. Hapeni dhe shikojeni. Janë apo nuk janë 225 mijë?

Është krejtësisht e dukshme se kush mund ta ndërtojë. Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndihen të lehtësuar në raport me 7 vite më parë. Biznesi i vogël zero taksë. Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur dhe të kënaqur kur në të njëjtën kohë duhet të përballen em arbitraritetin e administratës tatimore. Puna jonë do të thotë largim përfundimtar i elementit abuziv nga kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.

Ajo që do të realizojmë se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin dhe i gjithë sistemi i punës me shkop në dorë do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë. Gjithë ai zinxhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet. Do ta fiskalizojmë komplet marrëdhënien”, tha Rama.

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV