Vuçiç i trembet ‘Shqipërisë së Madhe’: Krijimi i saj, kërcënim për Serbinë dhe BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ditën e djeshme ka deklaruar se Bashkimi Evropian me sjelljen e tij po detyron Kosovës të bashkohet më Shqipërinë.

“Nëse Kosova nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave në BE, nuk ka njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe nuk jemi pjesë e KB-së, çfarë do të bëjmë më tej?”, ka thënë Haradinaj.

Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se lidhur me deklaratën e Haradinajt po pret edhe reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Ai kujtoi se Haradinaj është një njeri që po lutet të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe se, nëse ai e arrin atë me ndihmën e votave të Vetëvendosjes, mund të lindë një situatë shumë e pafavorshme në të cilën do të përpiqen për bashkimin me Shqipërinë.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV