Felaj: Kemi përgjysmuar krimin/ “Krimi i organizuar i ka kaluar kufijtë kombëtarë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në luftën për rendin dhe sigurinë publike kemi qenë të suksesshëm. Sipas të dhënave të kriminalitetit në Shqipëri, nga 2012-a është përgjysmuar krimi. Krimi i organizuar ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe lufta ndaj tij duhet të jetë e përbashkët”. Është kjo një ndër arritjet e mazhorancës qeverisëse me të cilën do të shkojë tek elektorati për të kërkuar votën për mandatin e tretë, e konfirmuar nga deputetja socialiste, Ermonela Feja në Ditari në A2 CNN.

“Kemi polici të denjë që është pjesë e EUROPOL-it, jemi pjesë e FRONTEX për shkak të besimit të partnerëve. Kjo është arritje për mazhorancën qeverisëse. Të dhënat, flasin për krime të ndryshme që janë përgjysmuar, ndërkohë krimi i organizuar ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe kjo ka ndodhur pasi bota është globalizuar. Lufta ndaj krimit duhet bërë e përbashkët në disa fronte. Krimi avancon më shpejt se shteti dhe i takon shtetit të mos mbetet prapa, dhe të ketë aftësi parashikuese”.

Felaj u shpreh e sigurt në mandatin e tretë qeverisës, të cilin e bazon te ndryshimi dhe reformat e thella të bëra nga partia e saj në pushtet. Sipas saj, rezultatet janë të prekshme për t’u ballafaquar sy më sy me njerëzit.

“Ne jemi në terren, prej 8 vitesh, çdo ditë, dhe kur flasim për mandat të tretë, kemi dhënë shembuj ndryshimi dhe reforma të rëndësishme në arsim e shëndetësi dhe rezultatet janë të gjitha të prekshme. Jemi treguar të përgjegjshëm, seriozë dhe të ndjekim pritshmëritë e atyre që na votuan e mbështetën. Mbi këtë bazë do të kërkojmë votën për mandatin e tretë të PS-së duke u ballafaquar sy më sy me njerëzit.

Të dhënit llogari atyre që të kanë mbështetur është thelbi. Ne jemi në fushatë njëherë në dy vjet dhe kjo është një periudhë e mirë për të bërë bilanc të gjërave. Vëmendja jonë është e pashkëputur nga punët dhe investimet publike. Në 2017, krijuam platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit që ka filluar të funksionojë dhe shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje. Vijmë nga një vit i vështirë. Synimi është të konsolidojmë financat publike dhe të zbusim efektet e tërmetit tragjik. Asgjë nuk vjen vetvetiu, është puna që do shprehë edhe rezultatet tona se do jenë maksimale”.

Lexo edhe :  Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Sa i takon fushatës në qarkun e Beratit, ku ajo bën pjesë, Felaj theksoi se po punohet fort me çdo mbështetës me mënyra të tjera komunikimit për të tërhequr një pjesë të elektoratit.

“Mendoj që vetë situata na ka detyruar që të kemi qasje tjetër në bërjen e kësaj fushate. Po shohim mënyra të tjera komunikimi për të tërhequr një pjesë të elektoratit. Na duhet fort të punojmë me çdo mbështetës tonin për t’iu përgjigjur. Jo të gjitha gjërat janë bërë 100%, por kjo nuk do të thotë që kjo nuk është arsye që ne të tërhiqemi prapa”.

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV