Rama e Manstirliu inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë : 300 qendra të reja , pandemia nuk ndalin punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, e sapo rikonstruktuar, në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

“Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim për 14 mijë banorë dhe në kuadër të programit tonë të 300 qendrave shëndetësore, tashmë është rehabilituar. Edhe në kohë pandemie, ia kemi dalë që gjatë 2020-ës, të vijonim me programin tonë të rehabilitimit dhe tashmë kjo qendër është transformuar totalisht”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Manastirliu tha se po kryhet organizimi për të shtrirë vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqendruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”, tha Manastirliu.

Aktualisht Shqipëria ka kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat antiCOVID. Nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, kapacitetet aktuale për ruajtjen e vaksinave në temperaturën -70 °C janë për 250,000 doza vaksine njëherësh, për vaksinën e Pfizer.

Për vaksina si ajo e Modernës, që kërkojnë një temperaturë ruajtje  -20 °C, kapacitetet janë për të pritur 950,000 doza vaksine njëkohësisht. Ndërsa përsa i përket kapaciteteve të zinxhirit ftohës, për vaksina si Astra Zeneca që kërkojnë temperaturë 2-8 °C, janë kapacitetet për të pritur deri në 7 milion doza, me shtrirje kapilare në të gjithë vendin.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV