Shkodrani i Teutës, Edi Martini: Nuk e mbaj mendjen tek Vllaznia, por tek ekipi im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç ndodh zakonisht para çdo ndeshjeje, edhe para asaj që luan të mërkurën ndaj Kastriotit, të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, trajneri i Teutës, Edi Martini, ka dalë në konferencë për shtyp. Shkodrani është ngacmuar fillimisht mbi faktin që skuadra e qytetit të tij të lindjes, Vllaznia, shikohet si favorit për titull para durrsakëve. “Jam i fokusuar tek ekipi im, – është përgjigjur 46-vjeçari. – E rëndësishme është që të shohim rezultatet e ndeshjeve tona sfida pas sfide dhe të mos e shohim shumë tabelën e renditjes.”

“Do bënim gabim nëse ndodh kjo, – këmbëngul Martini. – Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg.” Më pas, trajneri i bregdetarëve foli për duelin me Kastriotin, duke thënë: “Të rëndësishme për ne momentalisht janë pikët, ato bëjnë diferencën. Lojërat i kemi pasur të mira. Në 99 për qind të rasteve kemi qenë superiorë karshi çdo kundërshtari, por nuk kemi marrë pikët.

Ato bëjnë diferencën dhe ato kanë rëndësi për ne. Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin në ndeshjen kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë.”
“Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë, – ka vijuar ai. – Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grinte. Pra është një ndeshje shumë e vështirë”.

Në fakt, shkodrani i stolit durrsak këmbëngul se nuk e ka shumë mendjen te ndalimi i Vllaznisë, apo i Partizanit në derbi. “Ekipi është në gjendje të mirë, çdo lojtar është në formën më të mirë. Nuk bëj llogari, duam vetëm të fitojmë ndeshjet tona.”,Trajneri i Teutës ka prekur edhe raportin e tij me drejtorin teknik, Sulejman Starovën, duke thënë: “Kemi bashkëpunim me të gjithë, nga i pari tek i fundit.”

Lexo edhe :  Auron Tare mesazh pas emërimit të vëllait te Milani: Na i kurseni urimet hipokrite

“Çdo gjë është në shërbim të punës. Gjithsecili bën atë që duhet për të arritur aty ku duhet”, – shton Martini, i cili ësht pyetur edhe për afrimin e fundit në skuadrën e tij, mbrojtësin Xhekson Ferreira. “Them se jemi kompletuar në të majtë, pasi Xheksoni është një lojtar i mirë, një lojtar që ka dhënë prova, – ka thënë trajneri. – Kemi pyetur shumë para se ta marrim. Shpresoj të jetë një përforcim i mirë. Konkurrenca i bën mirë çdo lojtari, kjo vlen edhe për Kouros. E kam thënë se Teuta është si një familje, ku planet individuale janë në plan të dytë. Ekipi vjen i pari.”

“Konkurrenca është e mirë, të bën të ecësh përpara, – vijon shkodrani. – Nuk shoh asgjë të keqe në këtë drejtim. Merkato në vijim? Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe 3 apo 4 ndeshje dhe jemi të fokusuar tek ato. Do ta shohim në këto ndeshje. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Edi Martini.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV