Kryeministri i vendit Edi Rama, ka inspektuar punimet në zonën e Krujës, ku po rindërtohen shtëpitë e shkatëruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama është shoqëruar gjatë vizitës së tij nga ministri i Rindërtimit.
Ahmetaj tha se Bubqi dhe Thumana janë tashmë dy zona, që kanë marrë një zhvilliim modern. Rama u shpreh se një shkollë e re u ndërtua nga themelet.
“Donatorët sot kanë përfunduar shkollën e parë në Krujë. 45 familje do jetojnë në 7 pallate që do të ndërtohen. Bubqi dhe Thumana kanë model i zhvillimit modern” tha Ahmetaj.
“Pas përfundimit të krejt infrastrukturës nis puna për ndërtimin e 75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh, ndërkohë që themelet e shkollës së re sapo kanë përfunduar e po hidhet pllaka e katit të pare” shkruan Rama.