Nuk pranuan të bënin vaksinën anti-covid, pushohen nga punë 7 infermierë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë pushuar nga puna 7 infermierë, të cilët refuzuan të bënin vaksinën e Covid-19.

Në zonën e Saksonisë-Anhalt, ku ndodhen infermierët, vaksinimi nuk është i detyrueshëm, madje ata thonë se kishin vetëm nevojë për pak kohë më shumë, për ta menduar dhe se mund të ndërmarrin hapa ligjore për vendimin e autoriteteve.

Por pikërisht këto autoritete duken tepër të rrepta në këtë drejtim. Përgjegjësi i tyre, Rene Willmer, është i qartë. “Të gjithë ata që punojnë si infermierë duhet të kenë mirëkuptim dhe të kuptojnë se vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet bërë”.

Zona e Saksonisë- Anhalt është nga më të goditurat në Gjermani, vend ku të infektuarit kanë kaluar 2 milionë personat dhe viktimat nga fillimi i pandemisë janë më shumë se 50 mijë.

Të fundit

Kina shqetësohet nga rënia e lindshmërisë, ofron deri në 1,500 dollarë për prindërit

Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juan (500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën tre vjeç si...

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës...

SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve/ Avokati i Metës: Jam me pushime

SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Meta pritej që të shkonte sot në...

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin,...

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

Mbi 1400 aplikime janë shpallur përfitues të Masës 5 të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025: Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV