Monedhë përkujtimore, Stampimi i ri i 2€ në Itali në nderim të personelit shëndetësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka stampuar një monedhë 2-euroshe të enjten për të nderuar punëtorët shëndetësorë gjatë pandemisë Covid-19.

Italia është vendi i parë perëndimor që është goditur nga koronavirusi dhe punëtorët shëndetësorë e kanë mbajtur barrën e sëmundjes, duke punuar pa u lodhur qëkur virusi nisi përhapjen e madhe në shkurtin e kaluar.

Për ta shprehur mirënjohjen, në dizajnin e monedhës shihen dy punëtorë shëndetësorë me maska: një grua dhe një burrë, ku mbi ta është e gravuar fjala italiane “grazie”, që do të thotë faleminderit.

“Këtë vit u goditëm nga kjo tragjedi e Covid-19, kështu që Ministria e Ekonomisë mendoi që ta krijojë një monedhë përkujtimore, për t’i falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë, të cilët kanë punuar dhe po punojnë fort për shëndetin tonë dhe për ne”, ka thënë dizajnerja e monedhës Claudia Momoni në Romë.

Tre milionë monedha të tilla do t’i shpërndahen publikut në maj apo qershor. Disa mijëra kopje të monedhës origjinale do të jenë në dispozicion për t’u blerë për koleksionim.

Të fundit

13-vjeçari i thote ‘jo’ ideologjise LGBT: Shkolla e akuzon per homofobi

Kaos në Verona. Një djalë 13-vjeçar refuzoi të ngjiste shkallët ylber të shkollës, të krijuara për të rritur ndërgjegjësimin...

KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë...

Udhëheqësit arabë në samit/ Diskutime për ‘fatin’ e Rripit të Gazës dhe planit të Trump

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka pasur kritika...

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e quajtur një “aleancë konservash”. Avokati Ylli Manjani,...

Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë...

Lajme të tjera

Web TV