Plas skandali/ Mjekëve u injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid

A man receives a dose of the Moderna coronavirus disease (COVID-19) vaccine at a vaccination site at South Bronx Educational Campus, in the Bronx New York on January 10, 2021. (Photo by Kena Betancur / AFP) (Photo by KENA BETANCUR/AFP via Getty Images)

Një skandal është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer kundër Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, prandaj personave të ti cilët janë vaksinuar ditën e incidentit u është kërkuar të bëhet një test sereologjik.

Mediat theksojnë se ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.