Vaksina anti-covid/ Pse shqiptarët e Kosovës po vaksinohen në Serbi?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë pasi Prishtina zyrtare u tha jo vaksinave nga Beogradi, shqiptarët e Kosovës janë nisur në radhë drejt Serbisë për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Qindra qytetarë nga Kosova mësohet se kanë shkuar këtë javë në Bujanoc për të marrë vaksinën nga autoritetet shëndetësore të Serbisë. Ata janë kryesisht nga Gjilani dhe komunat përreth.

Të frikësuar dhe të lodhur nga pandemia, ata nuk duket se kanë injoruar paralajmërimet e zyrtatrëve të Kosovës se Serbia po e përdor vaksinën për qëllime politike dhe për të sulmuar në thelb shtetin e Kosovës.

Fotot e shqiptarëve që qëndrojnë në radhë për t’u vaksinuar në Bujanoc vijnë vetëm disa javë pasi Serbia dhe Kosova u përfshinë në një mosmarrëveshje të ashpër pasi u zbulua se Beogradi po vaksinonte fshehur qytetarët në Veri të Kosovës.

Sipas të dhënave jozyrtare, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nga Serbia kanë arritur në dhjetor nga rreth 150 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Lajmi u prit me deklarata të forta nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili kërkoi ndërhyrjen e mënjehershme të Bashkimit Europian. Hoti deklaroi se vaksinat ishin futur kontrabandë nga Serbia, duke e cilësuar këtë strategji si shkelje të sovranitetit të Kosovës.

Pas këtyre raporteve, prokuroria Themelore e Mitrovicës njoftoi se nisi hetimet lidhur me mënyrën e hyrjeve të vaksinave në komunat në veri të Kosovës.

Kjo strategji e Serbisë u bë fillimisht publike nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi më 25 dhjetor se në Kosovë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi në javët e para të dhjetorit.

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova priste që të merrte vaksinën nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, program që ka për qëllim të shpërndajë vaksinat në vendet e varfra.

Por pasi u bë e qarte se vaksinat e Covax nuk të vinin përpara prillit,  Vuçiç, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

Por Beogradi u detyrua të ndalonte futjen e vaksinave në mënyrë ilegale pas ndërhyrjes së BE-së, e cila e cilësoi këtë strategji të papranueshme.

Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, thotë se futja e e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19 nga Serbia në Kosovë, është vetëm një mënyrë të sulmuar politikën e Kosovës.

Lexo edhe :  E pazakontë në Kosovë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës (VIDEO)

Dërgimi i vaksinës, sipas Vuçiç, gjasme për çështje humanitare është shtysë për të nxitur reagimin e autoriteteve të Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur edhe me dërgimin e testeve për koronavirus në prill të këtij viti.

“Vuçiç do të tregojë para komunitetit ndërkombëtar se po Serbia po ndërmerr një intervenim humanitar për qytetarët serbë në Kosovë, por se Kosova po e refuzon. Madje, unë mendoj që arsyeja pse Serbia kaq shpejt ka arritur të sigurojë vaksinën, madje para shumë vendeve të Bashkimit Europian, është pikërisht kjo. Pra që të vaksinojnë qytetarët e Kosovës dhe më pas ta përdorin këtë politikisht”, theksoi Demhasaj.

Ai thekson se autoritetet në Kosovë duhet të kishin parashikuar se qytetarët shqiptarë do t’u drejtoheshin institucioneve shëndetësore serbe për të marrë vaksinat, për shkak të vonesave të institucioneve të Kosovës për ti siguruar ato.

Serbia ka mundësinë të dërgojë vaksina në Kosovë, apo të vaksinojë shqiptarët e Kosovës në territorin e saj sepse është vend i vetëm në Europë që ka marrë tre vaksina të ndryshme, atë të Pfizer, rusen dhe kinezën. Ajo ka filluar më 19 janar vaksinim masiv të popullsisë duke “joshur” kështu edhe shqiptarët.

Një avion me një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë europian që pranon vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Mbi 20,000 qytetarë serbë deri më tani janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Vuçiç tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardhshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V dhe 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Ai po ashtu tha se në muajin qershor, do të marrin edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Pasi siguroi mijëra doza nga tre vaksinat, Serbia nisi të martën vaksinimin masiv të popullsisë. Kryeministrja Ana Bërnabiç tha se vaksinimi përfshin mësuesit, punonjësit e ushtrisë, të Ministrisë së Brendshme dhe punonjësit e medias.

Bërnabiç tha se objektivi i qeverisë është që falë vaksinimit të popullsisë brenda këtij viti vendi t’i rikthehet normalitetit. Por pjesë e strategjisë së Serbisë për vaksinimin duket të ketë qënë edhe shqiptarët e Kosovës, edhe pse kjo nuk u tha hapour nga qeveria serbe

Të fundit

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

Lajme të tjera

Web TV