A ndikon Covid-19 në jetën seksuale?/ Seksologu i njohur e thotë troç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse shumica e njerëzve duket se shërohen nga COVID-19, seksologu kosovarë, Hajrullah Fejza ka paralajmëruar për disa efekte që mund të ndikojnë në jetën seksuale të pacientëve.

A ndikon Covid -19 në shëndetin seksual? Kësaj pyetje është munduar t’i jep një përgjigje Specialist i Seksologjisë, Hajrullah Fejza, ani pse thotë se ende nuk ka studime të mirëfillta në këtë fushë.

Në një intervistë, Fejza tha se në ordinancën e tij kanë filluar të shkojnë pacientë që kanë këso probleme.

“Duke qenë sëmundje që prek shumë sisteme në organizëm, COVID-19 pa shmangshëm ndikon edhe në shëndetin seksual të njeriut. Edhe në ordinancën tonë të seksologjisë në Prishtinë kohëve të fundit kemi patur një numër të rasteve që kanë qenë të prekur me COVID-19, te të cilët kanë filluar të manifestohen probleme të funksionimit seksual”, tha seksologu i vetëm që ka Kosova.

Ai thotë se, ndikim të konsiderueshëm paralajmërohet të ketë në çrregullimin e dëshirës dhe interesit seksual në të dy sekset si dhe çrregullime të ereksionit te burrat dhe lëngëzimit te gratë.

“Studime të pakta janë bërë deri tani në këtë fushë por të gjitha tregojnë që këto dëmtime janë të pranishme dhe se ato janë si pasojë e këtyre efekteve: Efekti psikologjik: Nëse e kemi parasysh faktin se truri është organi seksual më i rëndësishëm atëherë lehtë është të kuptohet pasoja që rezulton nga atakimi i shëndetit mental te rastet me COVID-19.

Humbja e interesit dhe dëshirës për aktivitet seksual në të dy sekset është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sëmundje.

Efekti vaskular:
Virusi që shkakton COVID-19 dëmton në masë të madhe murin e brendshëm të enëve të gjakut dhe rrjedhimisht dëmton qarkullimin normal e të mjaftueshëm të gjakut. Kjo pastaj rezulton me çrregullime te ereksionit te burrat kurse te gratë dëmton fazën e eksitimit në ciklin e përgjigjes seksuale që manifestohet me mungesë të lëngëzimit ( tharje vaginale) dhe dhembje gjatë aktit seksual”, tha Fejza.

Lexo edhe :  Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Ai tha se përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit është se ndikimi i kësaj sëmundje në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut mund të dëmtojë funksionin erektil e që për pasojë paraqiten probleme afatgjate te personat e prekur nga ky infeksion.

“Me siguri që kërkohen studime e kërkime të shumta në këtë fushë për të konstatuar më saktë efektet e vërteta të COVID-19 në shëndetin seksual”, përfundoi Fejza.

Të fundit

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Lajme të tjera

Web TV