Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PORTRET

 Në 85 vjetorin e lindjes, kineasti që u ka dhënë jetë 14 filmave artistikë dhe 10 dokumentarëve

I cilësuar si një prej regjisorëve më të rëndësishëm të vendit, Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare. Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Kjo e bën atë me një karrierë të ndritur…

…Tanimë ai është 85 vjeç. Lindi në vitin 1936 në Vuno, një fshat në bashkinë e Himarës, Rrethi i Vlorës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Pasi mbaroi shkollën e mesme Ali Demi në Vlorë, mes viteve 1954 – 1960 ai vazhdoi studimet dhe u diplomua për kinooperator filmi në Institutin e Kinematografisë Gerasimov “VGIK” të Moskës.

Filmi i parë

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Gjatë sundimit komunist të Shqipërisë, megjithatë, shumë nga veprat e tij u censuruan.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.

Vlerësimi

Në një shkrim të tij, kritiku i njohur Josif Papagjoni shkruan: “Dhimiter Anagnosti është padyshim kineasti më i shquar shqiptar, artist, estet, filozof dhe antropolog i imazhit filmik. Anagnosti është një hulumtues i shpirtit të njeriut shqiptar. Është artisti që lundron në këtë shpirt në kërkim të aventurës. Prandaj dhe, ndoshta, mendja e tij si e çdo artisti të shquar, në detin e paanë të “aventurës” së imazhit filmik, ka pasur për rremë anijen mitike të Jazonit dhe argonautëve, kaiken e Odiseut, udhëtimin e Guliverit, Rosinantin e Don Kishotit, këpucët e gjera të Gargantuasë, mendjen trillane të Xhojsit dhe “Uliksin” e tij rrugëve të Dublinit e gjer dhe marritë çudane e fantaste të Harri Poterit. Ka pasur lundrimin e mendjes në kërkim të së panjohurës. Gjerësinë. Madhështinë. Përtej caqesh, kullash, muresh, përtej limeresh që e ngujojnë apo e vetëkufizojnë mendjen. Askush s’të thotë “ndal”, sepse të tria këto “magje” ku fantazia jote gatuhet, nuk kanë asnjë “ndal” në fjalorthin e tyre! Ky vërtet është fillimi yt, por ndoshta edhe vazhdimi. Ndoshta dhe mbarimi. Gjithë jeta tënde, ndoshta. Është bulbi yt. Zanafilla. Sepse arti i madh është një aventurë e madhe. Anagnosti është përkatësi e këtij arti, një prelat i tij”.

Lexo edhe :  Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

Ndërsa studiuesi i historisë së kinemasë,  Abaz Hoxha në shkrimin e tij “Anagnosti – mjeshtër i kinemasë shqiptare” shkruan: “Anagnosti është një mjeshtër i vërtetë në zgjedhjen e aktorëve dhe bën një punë të lodhshme e këmbëngulëse derisa arrin të bindet që ai është më jetësori, më i natyrshmi për rolin e tij, që nuk futet në rol i imponuar nga jashtë se e don regjisori, por se kështu e kërkon, subjekti, drama. Ai bën një punë stërmunduese që të stërvitë aktorin për të qënë sa më real dhe i natyrshëm dhe kjo ka bërë që personazhet e tij të mbeten në mend”.

Angazhimet

Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Çmimet

Krahas punës si regjisor, ai njihet edhe si skenarist dhe redaktor në redaksinë e filmit artistik. Ka fituar shumë çmime, ndër to tri herë Çmimin e Republikës 1969, 1979, 1983; tre Çmime Ndërkombëtare 1980, 1983, 1985, nga të cilët një Çmim të Madh “GRAND PRIX” dhe një Medalje Ari. Gjithashtu, ka fituar tri herë Kupën e Festivalit të Filmit Shqiptar, disa çmime për skenarët, Çmimin Aleksandër Moisiu (1989), Çmimin e Karrierës (1995).

Realizimet

Kineasti që u ka dhënë jetë filmave si: ”Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Vëllezër dhe shokë”, “Në shtëpinë tonë”, “Monumenti”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kur hiqen maskat”, “Vëllezër dhe shokë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”,

Anagnosti është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV