Mjeshtri i polifonisë: Si më lindi ideja t’i thur këngë Erdogan! Kam lindur për të bërë bëma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

IER- Një këngë polifonike me elozhe për Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan do të ngjallte jo pak reagime. Autori i saj është 66-vjeçari nga Mallakastra, Guri Rrokaj, ndër të paktë këngëtarë të iso-polifonisë, i dekoruar nga Presidenti 3 muaj më parë.

“Jam nga Aranitasi nga fshati me 5 gjeneralë, i 6 jam unë. I kam kënduar dëshmorëve heronjve gjeneralëve dhe kapedanëve. ndërsa grupi është një grup i vogël ushtarak dhe janë pro meje”, thotë Rrokaj.

Në një intervistë për Report Tv, Rrokaj tregon si i lindi ideja për këtë këngë.

“Sa e bëra tekstin ua lexova dhe e miratuan. Se unë kam lindur për të bërë bëma. Se unë me këtë këngë dua të mbetem në histori. Duke u nisur nga mbështetja e madhe që i kanë Turqia Shqipërisë edhe kur ka qenë e rrezikuar nga shtete të tjera dhe për ti lënë një gjurmë këtij drejtuesi të madh”, tha më tej ai.

Për ironi të fatit, grupi i polifonisë mban emrin e princit Gjergj Araniti, që luftoi kundër osmanëve.

“Vaso Pasho Shkodrani ka thënë feja e shqiptarit është shqiptaria. E kanë trajtuar me idenë se na ka pushtuar Turqia, por unë s’merrem me të vjetrën se jam njeri i moderuar jetojmë në demokraci. Jam fisnik dhe këngën e kam në gjak dhe do këndoj për këtë të dua unë, vetëm për tradhtarët jo”, shprehet këngëtari i këngëve labe.

Me vargjet për Erdoganin Guri Rrokaj kërkon të mbetet në histori. Ndërsa për kritikët që nuk kanë qenë të paktë në rrjetet sociale ka këtë përgjigje:

” Kam shkaktuar një termet, le ta harrojmë pandeminë populli shqiptar të merret me këtë. dhe u bëj thirrje të më shajnë sa më shumë, ata që s’bëjnë dot këtë që bëj unë të shajnë sa më shumë”, thotë ai në intervistën për Report Tv.

Lexo edhe :  Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë

Teksti i këngës
Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV