“Nuk mund t’i lëmë njerëzit të uritur, duhet të veprojmë tani”, Biden firmos urdhra kundër pasigurisë financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Këto akte ekzekutive merren ndërkohë që Kongresi analizon propozimin për një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh të parashtruar nga presidenti.

Duke prezantuar aktet ekzekutive, zoti Biden theksoi situatën kritike ekonomike në vend:

“Nënpresidentja Harris dhe unë u informuam nga ekipi ekonomik. Vazhdojmë të jemi në një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull që ka çuar në krizën ekonomike që ka ndikuar rëndë në tregun e punës. Kriza vetëm po thellohet”, tha presidenti.

Urdhrat synojnë të shtojnë ndihmat ushqimore, ta bëjnë më të lehtë për personat në nevojë që të kërkojnë asistencë sociale si dhe të mbrojnë të papunët, ndërkohë që rrisin pagën minimale në 15 dollarë.

“Nuk mund t’i lëmë njerëzit të uritur. Nuk mund t’i lëmë të dëbohen nga shtëpitë. Nuk mundemi dhe nuk do t’i lëmë. Nuk mund të lejojmë që të humbin punën. Duhet të veprojmë tani”.

Një nga urdhrat ekzekutivë të presidentit kërkon nga Departamenti i Bujqësisë të ndryshojë rregulloret për ndihma ushqimore, në mënyrë që qeveria t’u ofrojë më shumë fonde nevojtarëve.

Fëmijët që nuk hanë dot mëngjes e drekë në shkollë për shkak të mbylljeve nga koronavirusi mund të përfitojnë nga një rritje prej 15% e ndihmave ushqimore. Familjet me të ardhura të ulëta mund të kërkojnë mbështetje nga Programi për Ndihmë Ushqimore. Formula e përdorur për të llogaritur shumën që merr një familje do të lejojë ndihma më të mëdha, sipas një përllogaritjeje që Shtëpia e Bardhë ndau me agjencitë e lajmeve.

Vendimet e Presidentit Biden nuk zëvendësojnë paketën e ndihmës që pritet të miratojë organi legjislativ tha zoti Deese.

Lexo edhe :  Zbulim tronditës në thellësitë e Detit të Kuq

Rreth 16 milionë njerëz marrin aktualisht një ndihmë financiare në formë kompensimi në rast papunësie, ndërsa rreth 29 milionë rezultojnë se nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të siguruar ushqim. Gratë, pakicat dhe punonjësit e shërbimeve me të ardhura të ulëta janë dëmtuar më rëndë krahasuar me kategori të tjera. Komuniteti afrikano-amerikan dhe hispanik përballet me nivele më të larta të papunësisë krahasuar me punonjësit e bardhë.

I pyetur lidhur me procesin për gjykimin e ish-presidentit Trump në Senat, zoti Biden tha:

“Nuk kam dëgjuar gjë për hollësitë akoma, por mendoj se nevojitet pak kohë që administrata jonë të vihet në punë. Dua të falenderoj Senatin që miratoi Sekretarin e Mbrojtjes. Duket se do të kemi edhe Sekretarët e Thesarit dhe të Shtetit. Sa më shumë kohë të kemi për të filluar punën në përgjigje të krizës, aq më mirë,” tha zoti Biden.

Si një tregues prove se cili mund të jetë qëndrimi i republikanëve në raport me planet e Presidentit Biden për të miratuar paketën e ndihmës mbi koronavirusin, investimet në infrastrukturë dhe rritjen e taksave, Komisioni i Senatit për Financat votoi unanimisht të premten pro kandidaturës së Janet Yellen për postin e sekretares së Thesarit, duke i hapur rrugë konfirmimit të saj në Senat.

Ligjvënësit republikanë kanë vënë në pikëpyetje shumën e ndihmës për pandeminë dhe propozimin e Presidentit Biden prej 2 trilionë dollarësh për infrastrukturën, projektet e energjisë së gjelbër, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Shpresat e Presidentit Biden për të bërë përpara me shpejtësi me axhendën e tij legjislative dhe emërimet në kabinet pritet të ndërlikohen nga nisja e gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump në fillim të javës së ardhshme dhe mosmarrëveshjet dypartiake për çështje të ndryshme në një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë.

 

Të fundit

Java nis me rrebeshe dhe dëborë, meteorologia zbulon si do të mbyllet marsi

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia...

Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Elon Musk: Do të doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik real

Elon Musk ka bërë shumë deklarata të çuditshme, por kjo mund t’i paraprijë të gjithave: “Do të doja të vdisja në Mars.” Ai e tha...

Rast qesharal/ Çfarë macet shohin në të vërtetë kur shikohen në pasqyrë

Ju shikoni macen tuaj duke kaluar pranë një pasqyre. Ajo afrohet dhe fillon ta sulmojë. A ka gjë më qesharake se kaq? Pasqyrë dhe mace....

Tiktokeri 21-vjeçar i jep fund jetës! Mori ofendime pas ndërrimit të gjinisë

Një Tiktoker 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Milano pas fyerjeve që merrte në rrjetet sociale, pasi kishte ndërruar gjininë duke u kthyer...

Lajme të tjera

Web TV