Futbolli i Sallës/ Resuli: Rezultatet dëshmojnë se kemi hedhur hapa të sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të dy ndeshjeve të para eliminatore të Evropianit 2022, atë kundër Kroacisë në vizitën e 27 janarit dhe atë me Ukrainën në shtëpi me 31 janar 2021, të shtunën ka dalë në konferencë për shtyp përballë mediave trajneri Erind Resuli, i cili ka folur edhe për nivelin e futbollit të sallës në Shqipëri. “Niveli i futbollit të sallës në Shqipëri është rritur shumë me kalimin e viteve”, – ka thënë ai.

“E dini shumë mirë se vite më parë nuk kalonim dot një grup eliminator ndërsa tani jemi në fazën e grupeve elitare për të arritur europianin, – ka vijuar trajneri kuqezi. – Vit pas viti kemi rritur nivelin dhe kemi afruar lojtar cilësor. Niveli vazhdon të rritet, unë po studioj dhe i kam në plan 3-4 lojtarë të rinj. Rasti për t’u përmendur i dy lojtarëve të rinj që kanë luajtur me Italinë dhe kanë pranuar të vijnë të luajnë për ne në vazhdimësi.”

“Po ndjek dhe lojtarë në Suedi e Danimarkë që do na shërbejnë shumë për të ardhmen, – ka theksuar Resuli. – Jam munduar gjithmonë të gërshetoj brezin e ri me brezin e vjetër, siç është rasti tani që kemi lojtar 34 vjeç por edhe 22 vjeçar. Rezultatet tregojnë se hapat janë të sigurt dhe këtu kemi arritur është për t’u përshëndetur grupi lojtarëve, Federata e Futbollit për mbështetjen, ka qënë jashtëzakonisht e madhe.”

“Dua të falenderoj dhe Ministrinë e Shëndetësisë përzemërsisht sepse na dha mundësinë të përfaqësojmë Shqipërinë në vendin tonë, në një kohë të pazakontë, në një sallë të re dhe do i shpreh mirënjohjen”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit të vogël.

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV