Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli/ Si asnjëherë më parë kërkon menjëherë ndjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorit Ardit Gjebrea i ka ndodhur një situatë e pazakontë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”

Klitoni dhe Hairi ishin për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.

Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.

Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.

Në fund Arditi nuk përmbahet dhe ia plas së qeshurës. “Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë”, tha Gjebrea.

Pjesë nga emisioni në Tv Klan

Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?

Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje?

Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh).

Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.

Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj.

Lexo edhe :  "Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?

Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.

Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove?

Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite

Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?

Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam.

Klitoni: I dashke ë?

Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit.

Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij.

Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia.

Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?

Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë.

Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.

Të fundit

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga...

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Lajme të tjera

Web TV