‘Dyert e shtëpive të reja vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës”/ Rama publikon videon emocionuese

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një përmbledhje të familjeve që kanë hyrë në shtëpi të re, pasi banesa e tyre e vjetër u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në videon prej 1 minute, kreu i qeverisë ka shkëputur momentin kur familjarët kanë hapur dyert e shtëpisë së re duke përcjellë emocionet e tyre.

“MIRËMËNGJES DHE ME DYERT E SHTËPIVE TË REJA QË VAZHDOJNË TË HAPEN NJËRA PAS TJETRËS PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI, JU UROJ NJË JAVË TË MBARË”, SHKRUAN RAMA.

https://streamable.com/v1mz29