Fotografja shqiptare që fotografoi Bella Hadid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liridona Gjokaj është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2016, por ja ka dalë mbanë të integrohet shpejt në industrinë e fotografisë. Pasioni i Liridonës për fotografinë ka nisur që kur ajo ishte e vogël, por në SHBA do të merrte të tjera përmasa duke u shndërruar në një profesion. Vite e fundit fotografja shqiptare është vlerësuar me shumë çmime të rëndësishme. Në një intervstë për “Diaspora Shqiptare” Liridona tregon eksperiencën e saj teksa ka fotografuar emra të njohur të modës.

Liridona emri juaj është përmendur shpesh si një ndër fotografet që kemi marrë disa çmime në SHBA. A mund tí rikujtojmë çmimet më të rëndësisishëm?

Pas një angazhimi disa vjeçar në këtë industri, rrjedhimisht, çdo kontribut merr vlerësimet e veta. Duke marrë pjesë në disa kompeticione apo edhe në sfilata të “Javës së Modës”, është parë e arsyeshme që edhe fotografia ime të vlerësohet me disa çmime, ku secili prej tyre ka patur peshën e vet për mua. Ndër çmimet e marra do të veçoja:

Në vitin 2019 mora çmimin “Photographer of the year” në “8th International Filmmaker Festival of Neë York”. Në vitin 2015 mora çmimin “The Still Life Collection Photographer Aëard”.

Në vitin 2014 mora çmimin “The exposure Aëard” nga “SeeMe Community”. Në vitin 2015  mora çmimin “Community Choice Aëard” kurse në vitin 2012 “Editor’s Choice” dhe “Beauty Photography Aëard”, etj.

Gjithashtu, jam perzgjedhur si pjesmarrëse në disa ekspozita ku mund të përmend: Expozita digjitale “Times Square~The Beauty of Humanity” në vitin 2012.  Në vitin 2014 “Art Scope Miami ~ 2014”, në Paris në vitin 2015: “Museum of Louvre”; në: “Beauty and Fashion ~Neë York 2018” dhe në vitin 2020 “Don’t Take Pictures”.

Kur jeni larguar në SHBA dhe pse zgjodhët të merreni me fotografi?

Jam zhvendosur në SHBA në vitin 2016. Më duhet të përmend që, përkushtimi dhe angazhimi im me fotografinë është një zgjedhje e bërë shumë vite më parë. Natyrisht që një zgjedhje e tillë, jo vetëm që do të vazhdonte me ardhjen time në Amerikë, por do të merrte edhe dimensione të tjera.

Fotografinë e shikoni si pasion më tepër, apo është një profesion primar për ju?

Lidhja ime me fotografinë ka nisur si pasion që kur isha e vogël. Me kalimin e kohës, hap pas hapi, kam punuar shumë që ky pasion të kultivohet në nivele profesioni. Gjate viteve të punës në SHBA, në mënyrë të vazhdueshme, kam kërkuar që të perfeksionohem në teknika të ndryshme për të sjellë një imazh sa më profesional. Prandaj, edhe në ditët që flasim, fotografia është profesioni im primar në jetë.

Lexo edhe :  "Fitore as që bëhet fjalë", Rama ironizon Berishën: Këneta s'ka sy për qabe

Ju pëlqen vetëm të fotografoni, apo edhe të fotografoheni?

Më pëlqen të fotografoj. Jam e apasionuar të përcjell atë që kap syri im përmes aparatit fotografik, etj.

A ka një fotograf shqiptar që ju frymëzon?

Ka mjaft fotografë shqiptar të suksesshëm prej të cilëve mund të mësosh shumë sepse, secili prej tyre ka stil dhe teknikalitet individual.

Keni fotografuar dhe emra të njohur si Bella Hadid? A ka dhe emra të tjerë që kanë pozuar para aparatit tuaj?

Po përveç Bella Hadid qe ju përmëndet, kam pasur rastin që të fotografoj edhe shumë modele të njohura që do veçoja; Ëinnie Harloë, Elsa Hosk, Halima Aden, Alana Felisberto, etj.

Nga dizajner do të veçoja: Brandon Maxëell, Tory Burch, Jeremy Scott, Sergio Hudson, Adam Lippes, LaQuan Smith, David Blondsny, Badgley Mischka dhe shumë e shumë të tjerë. Emra të njohur të industrisë së modës dhe të filmit siç janë: Anna Ëintour, Tommy Hilfiger, Paris Hilton, Jacke Gyllenhaal, Ralph Behk, Dr.OZ etj.

Keni bashkëpunuar me shqiptarë në SHBA?

Patjetër që kemi patur dhe kemi bashkëpunime me komunitetin shqiptar në SHBA, ku i gjithi është në funksion të përurimit dhe rritjes së vetëdijes kombëtare shqiptare në Amerikë.

Cilat janë planet që keni për vitin 2021?

Kanë qenë të konsoliduara disa projekte për vitin 2021 por për vetë situatën, janë shtyrë për më vonë. Megjithatë, unë aktualisht po punoj në disa projekte, por jemi në fillim të vitit dhe shpresojmë që të kalojë kjo situatë e të gjithë t’i kthehemi sa më parë normalitetit.

A e ka penalizuar pandemia punën tuaj?

Po, sigurisht. Pandemia, fatkeqësisht, ka ndikuar dhe ka prekur mjaft industri në të gjithë botën. Ndërsa, për rastin tim mund të them se e ka ngadalësuar ritmin e punës por që nuk e ka ndalur atë.

Ke arritur të realizosh ndonjë foto interesante gjatë kohës së pandemisë?

Po, kam shkrepur mjaft fotografi gjatë kësaj periudhe.  Jam munduar që ta shfrytëzoj pandeminë sa më shumë, në mënyrë që të memorizoj qoftë momente njerëzore apo peisazhe e qoftë gjendje.

Madje, gjatë kësaj kohe, fotografia ime “Ëherever there is light, there is hope”, u përzgjodh si

një ndër 50 fotografitë më të mira në konkursin “Vieë” për ekspozitën digjitale “Don’t Take Pictures”, ku pjesëmarrësit ishin nga e gjithë bota.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV