‘I çmendur’ nga xhelozia/ Shqiptari rreh me lopatë ish-gruan në sy të djalit të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në ‘arrest shtëpie’, pas një denoncimi që ish-gruaja e tij ka bërë në Komisariatin e Riminit.

Gruaja ishte e mërzitur, pasi shpesh herë kishte qenë viktimë e ngacmimeve të vazhdueshme, qëndrimeve të dhunshme, ofenduese dhe kërcënuese nga burri. Këto ngjarje kanë ndodhur që nga viti 2010 dhe nëntori 2020 dhe në disa raste ka përdorur edhe dhunë.

Që nga vitet e para të martesës, 43-vjeçari kishte filluar të tregonte agresion ndaj gruas së tij të shkaktuar nga një xhelozi e pajustifikuar ndaj saj. Gruaja vendosi të largohej nga shtëpia me djalin e saj të vogël.

Pas ndarjes dhe transferimit të gruas në Rimini në 2017, sjellja denigruese dhe frikësuese e burrit të saj vazhdoi, aq sa e çoi atë të paraqiste një ankesë te Karabinierët e Riminit, në 2018.

Në vitin 2019, burri i bënte presione për t’u kthyer për të jetuar së bashku, ndërsa mësohet se e ka rrahur edhe me lopatë në sy të djalit të tij të vogël.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV