“Lexon Ariun Masha”, Erion Braçe ironizon Lulzim Bashën: Po të ishte libër pa figura do e zinte gjumi vetë para vajzës

Zv.kryeministri Erion Braçe ironizon kreun e PD Lulzim Basha, pas fotos që publikoi dje bashkëshortja e këtij të fundit, teksa i lexonte një libër vajzës.

“Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri”, shkruan Braçe, ndërsa thotë se Basha ka zgjedhur një libër të lehtë me figura, se të ishte më i vështirë do e merrte gjumi para vajzës së tij.

“Plasi rrjeti

Pse po lexon librin ariu masha me figura e pak tekst ne kete moshe?!

Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri!

Mos i kerkoni ketij te lexoj libra me te veshtire, e keni kot;

Nese do ishte nje liber me i veshtire, pra pa figura, do zinte ate gjumi para femijes”, shkruan Braçe.