Poli i tretë, a do bëhen bashkë partitë e vogla?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca KuqeZi ju ka bërë thirrje 20 partive të reja që të bashkohemi kundër PS-PD-LSI për të krijuar polin e tretë, përndryshe, sipas saj, këto parti do asgjësohen

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, partitë e vogla kërkojnë të marrin vëmendjen e tyre dhe tju japin zgjdhësve alternativën. Kësaj here Alenaca Kuq e Zi tha se duhet të largohen përgjithmon tre partitë e mëdha duke krijuar një pol të tretë për të sjellë demokracionë në vend, që sipas kësaj force politike në 30 vjet kemi të bëjmë me neokomunizimin. Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet Lumturi Ratkoceri, Kryetarja e Aleancës Kuqezi, i bën thirrje të hapur forcave demokratike të vendit, në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Aleanca KuqeZi shprehet se këto parti duhet të bashkohen dhe të krijojnë një pol të tretë në mënyrë që të largojnë 3 partitë e mëdha që po mbajnë peng Shqipërinë.  Gjatë mbledhjes së tyre, Aleanca duke akuzuar PS, PD dhe LSI si klane mafioze shprehet se komunizmi u zëvendësua  me neokomunizmin ku ligjet e demokracisë u zëvendësuan nga praktikat mafioze. “Të nderuara parti patriotike, parti të reja dhe parti establishment, që kërkoni ndryshimin si: Lëvizja Vetvendosje, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Fryma e Re Demokratike, Nisma Thurja, Lëvizja për Ndryshim, Bindja Demokratike, Levizja demokratike shqiptare, Partia Atdheu, Lëvizja e Re, Partia Ora, Aleanca Demokratike, Partia Konservatore, Partia Emigranteve, Libra, Partia e Pensionistave, Lëvizja Çame dhe kushdo force tjetër progresiste: Aleanca Kuq e Zi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet. Komunizmi u zevendësua me neokomunizmin ku ligjet e demokracisë u zevendësuan nga praktikat mafioze. Të ndodhur perballe tre klaneve mafjoze që kanë në dorë jo vetëm të gjitha pushtetet po dhe eksperiencën e pasur deri në perversitet të shkatërrimit që në embrion të çdo perpjekjeje që cenon interesat e tyre, të gjithëve ne, na del detyra të reagojme”, shprehet Lumturi Ratkoceri, Kryetarja e Aleancës Kuqezi. Aleanca KuqeZi ka kritikuar edhe ndryshimet në Kodin e ri zgjedhor ku thotë se këto ndryshme i shërbejnë vetëm PD-PS-LSI dhe se ndryshimet pengojnë futjen në parlament të forcave të reja me vendosjen e dy pragjeve rajonale dhe kombëtare. “Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor është shembulli me i qarte i kësaj politike; Ky sistem elektoral favorizon vetem  PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI; Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojnë) futjen në parlament të forcave të reja nëpërmjet vendosjes së dy pragjeve rajonale dhe kombëtare; Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI”” tha Ratkoceri. Sipas saj, në këto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje është formimi i një Poli të Tretë si nje bashkim i forcave progresiste kundër mafies tripartiake! “Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren. Monopoli dhe establishmenti thyhen vetëm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shpresë për miliona shqiptarë të pakenaqur nga mafia në pushtetin e këtyre 30 viteve! Ne e kemi për detyre ti përgjigjemi nevojes se tyre” tha ajo. Aleanca shprehet se po të garojnë veç e veç këto parti do të asgjësohen, por nëse kandidojnë në një listë të përbashkët kanë një shpresë. Ajo thotë se në listë të përbashkët nuk do të cenohet integriteti dhe as identiteti i asnjë partie.

Të fundit

“I rrezikshëm!”. Ish-ushtaraku vret 3 vajzat e tij të mitura, arratiset në pyll

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në shtetin e Uashingtonit, SHBA, pasi Travis Decker, një veteran 32-vjeçar i...

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës...

Nuk i duam! Çfarë fshihet pas vendimit të Trump-it për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar më tej vendimin e tij për të ndaluar udhëtimet nga 12 vende drejt Shteteve të Bashkuara, përmes...

Dash Sula në Kuvend: Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit.Ai tha se Parlamenti është kthyer...

KAS merr vendimin: Kutitë e Tiranës do të hapen, votat do të rinumërohen

Të gjithë Qendrat e Votimit të Qarkut të Tiranës do të rinumërohen. Kërkesa e PD u rrëzua me shumicë votash nga anëtarët e KAS,...

Lajme të tjera

Web TV