Trupi i pajetë në Devoll/ Policia: Ja çfarë mund të ketë ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Grapsh të Devollit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:20, ndërsa trupi është gjetur nga banoret e zonës në përroin e këtij fshati.

Nga të dhëna të siguruara nga policia mësohet se ky shtetas është një emigrant i paligjshëm ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune çka çon në dyshime se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes ndërsa grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kryeplaku i fshatit së bashku me banorët e zonës të cilët gjetën trupin e pajetë mëngjesin e kësaj të hëne thonë se prej ditësh ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia e kufirit pas denoncimit që kishin bërë grupi i emigrantëve të paligjshëm për humbjen e të afërmit të tyre.

Juglindja e vendit prej ditësh është përfshirë nga reshje intensive të shiut dhe kjo ngjarje dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht në tentativë nga ky shtetas për të kaluar përroin e fshatit.

Fshati Grapsh sipas banorëve përdoret nga emigrantët e vendeve në konflikt si urë kalimi ashtu si shumë fshatra të tjerë të bashkisë Devoll.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV