Thellohet skandali/ Tirja fliste edhe me mjekët, zbulohen biseda të tjera me të afërmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet lidhur me rastin e sanitarës Tire Alldervishi, e cila kishte marrë para nga disa familjarë të pacientëve me COVID-19 duke u hequr si infermiere. Hetuesit kanë hyrë në celularin e Alldervishit duke zbuluar edhe biseda të tjera që ajo bënte më të afërmit e pacientëve që ishin shtruar pas infektimit me COVID-19.

Në biseda, ajo fliste hapur për “pazarin” e saj duke u konfirmuar edhe gjendjen e të afërmëve të tyre. Për të vërtetuar se bisedat janë reale, prokurorët kanë nisur që të verifikojnë me radhë të gjithë personat që ka ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar denoncimin e vajzës që dha 8 mijë euro që ajo të kujdesej për të ëmën, e cila në fund ndërroi jetë. Përveç bisedës me familjarët, bie në sy se sanitarja ka komunikuar edhe me mjekët dhe infermierët e spitalit për gjendjen e pacientëve, megjithatë pritet të mësohet nëse ata kanë informacion lidhur me “bëmat” e saj.

Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e masës së saj të sigurisë “arrest me burg” me pretendimin se ende nuk është negativizuar nga pandemia e koronavirusit dhe është rrezik infektimi. Ajo u denoncua pak muaj më parë në media nga vajza e një pacienteje të sëmurë që humbi jetën nga Covid, që i kishte marrë sanitarja 8 mije euro.

Ndërkohë ka pasur pretendime edhe nga persona të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi. Vetë autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë distancuar nga rasti duke pretenduar se nuk kanë pasur dijeni mbi ngjarjen.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV