Fryhet lumi Shkumbin, rrezikohet përmbytja e disa zonave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme. Këto kanë sjellë sërish probleme në disa prej qyteteve dhe fshatrave.

Fryhet përroi i Zaranikës dhe rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të reshjeve. Përroi kalon shumë pranë dy lagjeve duke i rrezikuar përmbytjen.

Ndërkohë edhe lumi Shkumbin ka pësuar rritje të nivelit të ujit ku ka dhe shumë prurje.

Edhe ditën e djeshme reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shumë problematika. Lumi Ishëm doli nga shtrati e për pasojë dhjetra hektarë tokë bujqësore u përmbytën në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas. Në lumin Drin e Mat janë rritur prurjet, por nga sa raportohet deri tani nuk përbëjnë rrezik për të dali nga shtrati, Në Lezhë, problem është furnizimin me energji elektrike, ndërsa në Finiq një urë e kanalit ujitës është ndarë në dysh.

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV