Legjionarët, Marash Kumbulla, një nga 10 huazimet më të shtrenjta të verës së 2020-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari renditet i 10-ti sa u përket huazimeve më të kushtueshme të lojtarëve gjatë verës së 2020-ës. Ai është padyshim një nga futbollistët më premtues të Kombëtares kuqezi dhe kjo është konfirmuar të martën edhe nga fakti se Marash Kumbulla është midis lojtarëve të huazuar më të kushtueshëm në Evropë.

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë ka spikatur me paraqitjen e tij përgjatë vitit të fundit, si me Kombëtaren kuqezi, por edhe fillimisht me Veronën e më pas me Romën, duke e konfirmuar veten si një lojtar me perspektivë.

Falë paraqitjeve në kampionatin italian gjatë dy sezoneve të fundit, 20-vjeçari nuk konsiderohet vetëm njëri prej mbrojtësve më të mirë të Serisë A, por si njëri prej futbollistëve me të ardhmen më premtuese. Në një renditje të fundit, qendërmbrojtësi shqiptar pozicionohet në vendin e 10-të ndër 30 futbollistët më të kushtueshëm të marrë në formë huazimi në verën e 2020-ës.

Sipas “Sky Sport”, Kumbulla renditet i 10-ti me vlerën 27 milionë Euro në merkato. Futbollisti kuqezi lë pas emra të njohur të futbollit evropian si Luka Joviç, Xhastin Klajvert, Takefusa Kubo, Ros Barklej, Arkadiush Milik, Xhengiz Ynder, Ueston MekKini, etj. Lista kryesohet nga sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, i cili u huazua te bardhezinjtë duke ardhur nga Atletiko e Madridit.

Spanjolli kushton 50 milionë euro në merkato. Renditja plotësohet me Federiko Kiezën, Sandro Tonalin, Mateo Guenduzin, Dani Sebajosin, Moise Kinin, Musa Dembelenë, Timue Bakajokon dhe Lukas Torreiras. Me pak fjalë, Marash Kumbulla e ardhmja është premtuese dhe ai ka gjithçka për t’u bërë njëri prej lojtarëve më të spikatur futbollin e kontinentit të vjetër.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV