Mrekullia e shkencës i ndryshon jetën 4-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion unik në llojin e tij, pothuajse një mrekulli e shkencës do të ndryshojë jetën e një vogëlushi  4 vjeçar përgjithmonë . Një pjesë e gishtit të këmbës iu transferua fëmijës në vend të gishtit të një dore të dëmtuar në një aksident të rëndë.  Kjo ndodhi në  Regina Margherita , ku ekipi, i dha jetë të re gjymtyrës së lënduar e cila, përndryshe nuk do të funksiononte më. Djali i vogël, ishte lënduar gjatë një aksident dhe kishte pësuar një dëmtim të rëndë në gishtin e mesit të dorës së tij të djathtë, të cilin nuk mund ta lëvizte më kurrë, duke shkaktuar dëmtime të rënda funksionale të të gjithë dorës. Por, falë një teknologjie inovative robotike , gishti dhe dora e fëmijës tani do të jenë në gjendje jo vetëm të lëvizin përsëri, por edhe të  rriten normalisht.

“Një ndërhyrje e pashembullt, e cila tregoi edhe njëherë aftësitë e profesionistëve tanë – shpjegoi menaxheri i përgjithshëm Giovanni La Valle -, duke përdorur një instrument që nuk është përdorur kurrë më parë. Është një arritje e madhe se kjo pajisje i është besuar në mënyrë eksperimentale kompanisë sonë “.

Në sallën e operacionit, ekipi kirurgjikal transferoi kockat, tendinën dhe indet e buta nga gishti i këmbës në të dorës duke përdorur një mikroskop robotik të zmadhuar.

Robotic Scope,  është ky emri i instrumentit, që ka lejuar kirurgët për të kryer qepjet vaskulare më të lehtë për të lidhur enët e vogla të gjakut  me ato të dorës. Në këtë mënyrë, pasi kocka të integrohet në vendin e ri, gishti dhe dora jo vetëm që do të jenë në gjendje të lëvizin përsëri, por edhe të rriten. Si një gisht i vërtetë i një dore të shëndetshme.

Të fundit

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A...

Sulmet kundër prodhuesve vendës kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV