Orges Shehi, trajneri i ri i Tiranës, durrsaku zëvendëson Nevil Deden, e nis me Apoloninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-portieri zëvendëson Nevil Deden e larguar para ndeshjes me Laçin. Do të jetë Orges Shehi trajneri i ri i Tiranës. Ai ka marrë kështu vendin e lënë bosh nga Nevil Dede, i cili u largua në mënyrë të papritur para ndeshjes së të hënën pasdreke me Laçin. Ka zgjatur rreth 36 orë vakuumi në stolin e Tiranës, teksa vendin e Nevil Dedes së larguar në mënyrë të papritur para ndeshjes së të hënën pasdreke me Laçin e ka marrë Orges Shehi.

Fjala.al konfirmon se ish-futbollisti i njohur durrsak është zgjedhja e Presidentit Refik Halili. Bisedimet janë zhvilluar përgjatë pasdites së të martës, teksa në lidhje me stolin e bardhebluve kryeqytetas ishin përmendur edhe ish-trajneri i Partizanit dhe Kukësit, Skënder Gega, ai i Vllaznisë dhe Laçit, Armando Cungu, por edhe trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi. Por duket se ish-portieri i njohur ndër vite i Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Partizanit, Besës, por, sidomos i Skënderbeut, ku edhe mbylli karrierën, do të marrë në dorë drejtimin e 25-herë kampionëve të Shqipërisë.

Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe mësohet se ka qenë ky i fundit që ia ka propozuar si kandidaturë presidentit Refik Halili. Pas një karriere 24-vjeçare si lojtar, kjo do të jetë përvoja e 3-të si trajner për Orges Shehin, i cili, së fundmi, pati drejtuar Kukësin. Durrsaku e drejtoi për 13 ndeshje skuadrën verilindore, gjatë periudhës 2 mars 30 korrik 2020, teksa u largua pas rezultateve jo bindëse.

Ndërkohë në stolin e Skënderbeut, 43-vjeçari qëndroi plot 45 ndeshje, nga 18 qershori 20218, e deri më 30 qershor 2019, më pas vendin e tij më pas e zuri trajneri Ilir Daja. Përveç 7 titujve “kampion”, 4 trofeve të Kupës dhe dy të Superkupës së Shqipërisë, të fituara si lojtar, Orges Shehi ka fituar edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë si trajner me Skënderbeun në 2018-ën.

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV