“Do ta vras mo pse qan!”/ Nëna dhunon barbarisht 3-vjeçaren në Durrës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse është publikuar nga emisioni “Stop”, ku një grua me inicialet H. A ka ushtruar dhunë makabre ndaj vajzës së saj 3 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur tre javë më parë në Korçë, ndërsa gruaja me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e të shoqit.

Gruaja ka kapur prej flokësh dhe ka përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjeçe sepse ajo i kishte marrë telefonin.   “Ishte një skenë makabre mëse e padurueshme”, tregoi denoncuesja. Ndërkohë në video dëgjohet një person që thërret: “Mos moj.. çfarë i bëre fëmijës moj. E vrave fëmijën moj”.

Do ta vras mo pse ça! Është fëmija im nuk pyes fare”, dëgjohet gruaja në video.Familjarët kanë shkuar tek policia e Korçës, ku autoritetet arrestuan gruan në fjalë. Prokurori i Korçës, Julian Kristo, kërkoi 2 vite burg për nënën e dhunshme.

Gruaja që ka bërë denoncimin tek “Stop” ka deklaruar se mamaja e 3 vjeçares ka qëndruar vetëm 1 javë në paraburgim. Tani, ajo ndodhet në shtëpi me fëmijën dhe denoncuesja ka shprehur frikën se ajo mund ta vrasi vajzën e mitur nga momenti në moment.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e ka dhunuar të voglën. Gjyqtari Ervin Sulaj e kishte zëvendësuar masën e “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, pa seanca psikologu.

“Të rikujtojmë që gjyqtari është nga Kukësi, prej nga është edhe mamaja e famijës. Çfarë do të thotë ky gjyqtar nëse fëmijës i ndodh diçka? Kush e mban përgjegjësinë nëse fëmija vdes?”, ka thënë denoncuesja.

Ndërkohë, psikologia Redina Balla Sulstarova ka thënë se situata është emergjente. Ajo ka shtuar se vajza e mitur është e pambrojtur dhe rrezikohet në çdo moment nga një krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.

Lexo edhe :  1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

 “Kemi një fëmijë 3-vjeçar që jeton me një nënë të dhunshme dhe një baba neglizhent. Duhet përjashtuar nëse nëna vuan nga ndonjë çrregullim, apo problem me çrregullim personaliteti dhe takimet e saj duhet të jenë të supervizuara. Nuk do të rekomandoja që fëmija të jetojë me nënën në atë gjendje”, tha ajo.

 

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV