Mbretëresha Elizabeth është e njohur për natyrën e saj stoike, por ka edhe një anë që ndoshta nuk e mendonit. Mbretëresha “është shumë më e gjallë se sa duket në publik”, thotë biografja mbretërore Sally Bedell Smith, autore e “Elizabeth the Queen: The Life of a Modern Monarch”.
Në një intervistë për revistën “People”, autorja citon një burim nga brenda pallatit mbretëror: “Mund ta dëgjoni atë duke qeshur në të gjithë atë shtëpi të madhe. Ajo ka një të qeshur me zë të lartë”.
Mbretëresha 94-vjeçare gjithashtu shpesh edhe auto-ironi. Jo shumë kohë pas dasmës së Princit Charles në 1981-n me Princeshën Diana, një përsëritje e ceremonisë së një feste në Londër po jepej në TV, ku kishte marrë pjesë edhe ajo. Duke parë veten në ekran, Mbretëresha tha sipas Smith: “Oh, aty është fytyra ime si zonja derrkuce. Ajo ka aftësinë të qeshë me veten”.
Dhe ndërsa portretet e Mbretëreshës Elizabeth janë shpesh serioze dhe jo emocionale, ajo di të argëtohet gjithashtu. Gjatë një xhirimit të festimeve ‘Diamond Jubile’ në 2012-n, Mbretëresha i tha fotografit Barry Jeffrey që ‘thjesht ta shkrepte aparatin’, ndërsa ajo ‘thyente’ normat.
Mbretëresha vazhdoi të bënte një “seri pozash, duke futur duart në xhep apo duke i vendosur tek ijët, duke imituar qëndrimet e një modeleje profesioniste”, kujton e besuara e saj dhe stilistja e saj, Angela Kelly.
“Mbretëresha ishte e natyrshme. Ndjeva se po përjetonim diçka vërtet të veçantë: një moment që nuk do të përsëritej më”.
Kur Mbretëresha dëshiron të relaksohet, ajo u kushton vëmendje kafshëve të saj të dashura, qenve dhe ponit