Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, homazhe në Memorialin e Holokaustit: Koha të reflektojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për reflektim dhe për të lënë pas kulturën e urrejtjes, përçarjes dhe shpifjeve. Ai, së bashku me Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, vizitoi stendat me foto dhe fakte historike të ekspozuara pranë Memorialit të Holokaustit te kodrat e Liqenit, ku u shpreh se kjo është një ditë për të cilën Shqipëria krenohet, sepse është një nga vendet e rralla në botë që strehoi dhe shpëtoi hebrenjtë.

“Sot është dita kur e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria, reflekton mbi Holokaustin. Përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Ajo që ndodhi në vitet 1941-‘45 nuk filloi në vitin 1933. Kultura e urrejtjes, e përçarjes, e shpifjes dhe e damkosjes së tjetrit kishte nisur kohë më parë. Por, edhe pse sot jemi larg tragjedive si gjenocidi, kultura e përçarjes, e shpifjes, e damkosjes dhe e urrejtjes kultivohet ende; ka ende njerëz që akuzojnë pa fakte”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se duhet të reflektojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të ndahemi nga gjuha e urrejtjes. “Nuk ka rëndësi nëse je kryetar bashkie, ambasador, politikan etj., duhet të kuptojmë se ato që themi sot, vërtet nuk shkaktojnë gjenocid apo përplasje fizike, por në afatgjatë e helmojnë shoqërinë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet, duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë se, gabimet e së kaluarës, jo vetëm gjatë Holokaustit, por edhe me ngjizjen e gjuhës së urrejtjes dhe damkosjes së njerëzve për bindje ose etni, na çojnë në tragjedi të tilla”, deklaroi ai.

Whatsapp Image 2021 01 27 At 12.27.59 Pm

Veliaj solli shembullin e familjes Biçaku nga Qerrishta e Elbasanit, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi 26 hebrenj. “Holokaustin e shkaktoi ligësia, urrejtja dhe përçarja, por dashuria e ka fuqinë më të madhe. Familja Biçaku nuk ishte një familje pasanikësh, por zemrën e kishin të pasur. Ata kishin tjetër botëkuptim, pavarësisht se nuk ndanin të njëjtën fe me hebrenjtë që strehuan dhe shpëtuan. Shqiptarët e thjeshtë, kryesisht të besimit mysliman, hapën dyert për ta. E kjo tregon se fuqia e dashurisë e mund urrejtjen, fuqia e dritës e mund errësirën, fuqia e bashkimit e mund përçarjen”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

 

 

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, nënvizoi se Shqipëria është një shtet model, i cili duhet ndjekur për veprat e mira. “Jemi krenarë që jemi këtu dhe ndiejmë detyrimin t’ia rrëfejmë gjithë botës historinë tuaj. Historia juaj nuk është vetëm një histori e së shkuarës, por i përket edhe së ardhmes, brezave që do të vijnë, dhe kjo është diçka unike dhe e pabesueshme. Si ambasador i Izraelit dhe përfaqësues i kombit hebre ju falenderoj për këtë, juve personalisht dhe popullin tuaj”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj dhe Ambasadori Gendler vendosën buqeta me lule dhe ndezën edhe qirinj në Memorialin e Holokaustit, në Parkun e Liqenit Artificial.

Të fundit

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet të mbahet më 4 qershor,...

Lajme të tjera

Web TV