Babai vret me armë djalin në Prishtinë (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai ka vrarë me armë zjarri djalin në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku babai ka qëlluar ndaj të birit.

Motivi që solli këtë ngjarje tragjike ende nuk dihet, ndërkohë viktima është identifikuar si Albert Krasniqi. Autori është arrestuar nga policia dhe po ashtu i është konfiskuar edhe arma e krimit.

Mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​.”, njoftoi policia.

Të fundit

Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Një 14 vjeçar ka...

Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në...

“Votat e Greqisë do të numërohen të gjitha, nuk janë gjetur parregullsi”

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Celibashi ka...

“Rama e ha Starmer për mëngjes”, mediat angleze: Na e turpëroi liderin

Refuzimi që Shqipëria i ka bërë propozimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, lidhur me pranimin e mundshëm të emigrantëve të paligjshëm, ka dominuar titujt...

U shkelen të drejtat! 100 gra protestojnë para Inspektoratit të Punës

Rreth 100gra të një fasonerie kanë protestuar përpara inspektoratit të Punës në Fier, për mosrespektim të të drejtave të tyre nga një punëdhënës italian,...

Lajme të tjera

Web TV