Varianti britanik i Covid, shumë pranë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19.

Gjatë analizës së të dhënave të pacientëve me COVID-19 gjatë janarit në klinikën “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar me mutacion të varianti të ri britanik të COVID-19.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçari i cili tashmë rezulton të jetë shëruar. Personi në fjalë ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, dhe të dyja kanë rezultuar pozitive.

Pacienti, i evidentuar me varianti e ri britanik të COVID-19 nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe nuk është takuar me asnjë person tjetër i cili ka udhëtuar.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 91.555, ndërkohë që ai i vikamave është 2.821në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet maqedonase kanë njoftuar ditët e fundit se janë duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me vaksina kineze kundër COVID-19, ndonëse kanë theksuar se prioritet mbetet furnizimi përmes programit COVAX, teksa shteti po realizon bisedime të drejtpërdrejta edhe me kompaninë amerikane, Pfizer.

 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV