Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Peqinit ditën e sotme, ku një i burgosur është vetëvarur brenda qelisë.
Është vetëvarur Gjergj Selimi, i cili kishte kryer 20 vite burg për vrasje, ndërsa i kishin mbetur edhe dy vite për të shlyer dënimin.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar atë drejt këtij akti ekstrem vetëflijimi.
Policia nuk ka ende një informacion zyrtar mbi ngjarjen.